mbylle
Lajme dhe Ngjarje
Shqip   English 

 

MIRËSEARDHJA

SHUKALB
dhe SHUKOS ju ftojnë në datat 6,7,8 nëntor 2013 të bashkoheni në Konferencën dhe Ekspozitën e Përbashkët Vjetore të organizuar nga dy Shoqatat tona. Konferenca i dedikohet “Bashkëpunimit”, i cili është veçanërisht i nevojshëm jo vetëm për të dy vendet tona, por edhe për të gjithë rajonin e Ballkanit. Paralelisht me konferencën, organizohet edhe ekspozita, me një pjesëmarrje të gjerë nga kompanitë e sektorit privat, të cilat ofrojnë produkte, teknologji dhe shërbime për sektorin e ujit.

 

Vështirësitë e ditëve të sotme në sektorin e ujit kanë nevojë për angazhime të përbashkëta. Kjo konferencë përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të ndërtuar kontakte dhe për të shkëmbyer njohuri. Profesionistë të sektorit të ujit, hartues të politikave dhe biznesmenë që operojnë në sektor kanë mundësinë të bashkohen dhe të diskutojnë çështje me rëndësi për sektorin, të shkëmbejnë informacion, dhe të ndajnë eksperienca si pjesë e angazhimit të tyre për të asistuar në zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të ujit në rajonin e Ballkanit. 

 

Sëbashku, ne mundemi të kontribuojmë dhe të jemi pjesë e zhvillimeve të mëtejshme në sektor. Sëbashku, ne mundemi të shndërrojmë suksesin në realitet.

 

Z. Doklead Ademi                                                                   Z. Gjelosh Vataj

Kryetar                                                                                       Kryetar

SHUKALB                                                                                 SHUKOS

Prishtina


  Regjistrimi me tarifa të ulëta:
  15 korrik 2013
 
  Dorëzimi i Abstrakteve:
  26 korrik 2013
 
  Pranimi /Konfirmimi i Abstrakteve: 
  05 shtator 2013
 
  Programi i Avancuar:
  10 shtator 2013
 
  Mbyllja e regjistrimit me tarifa të ulëta: 
  5 shtator 2013
 
  Mbyllja e regjistrimeve online: 
  25 tetor 2013
 
  Dorëzimi i Prezantimeve/ CV-ve: 
  10 tetor 2013
 

Webmail  |  © 2013 BalkansJointConf.org